Para protestës së opozitës, forcat e policisë kanë krijuar një kordon të fortifikuar para Kryeministrisë, duke u pajisur me veshje të posaçme, kokore dhe skafandër, përfshirë edhe punonjëse gra.
Protesta, e cila pritet të nisë në orën 18:00, është nxitur nga dënimi me 1 vit burg i ish-deputetit Ervin Salianji, që ka sjellë tensione të mëdha në Kuvend.
Opozita ka vendosur të bojkotojë komisionet dhe gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Salianjit më 15 tetor. Situata mbetet e tensionuar.