-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 Maji! Hita nderon policët: Uniforma s’ndriçon nga stema, por morali i njeriut që e mban!

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në kuadër të Ditës së Dëshmorëve (5 Maj), me anë të një postimi në facebook përmes strukturave të policisë, tha se uniforma e shtetit nuk nderohet nga grada apo stema, por nga morali i njeriut që e mban.

“5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut, është një ditë kur uniforma nuk shihet vetëm si detyrë, por si betim, si një vijë e padukshme mes jetës së zakonshme dhe sakrificës së jashtëzakonshme.

Për çdo punonjës policie, kjo ditë është edhe pasqyrë, edhe thirrje. Pasqyrë për të parë se çfarë peshe ka uniforma që mbajmë. Dëshmorët tanë na mësojnë se uniforma nuk nderohet nga grada, por nga karakteri. Nuk ndriçon nga metali i stemës, por nga morali i njeriut që e mban.

Në emër të Policisë së Shtetit, sot shpreh përuljen më të thellë për të gjithë punonjësit e Policisë që dhanë jetën në krye të detyrës.

Për ata që u nisën në mëngjes me uniformë dhe nuk patën kohë të thoshin lamtumirë, por u kthyen në përjetësi me flamur, duke lënë pas një mesazh që nuk shuhet, se detyra kur vishet me ndershmëri, bëhet më e madhe se jeta”, u shpreh Hita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit