Avokati i njohur Arben Llangozi ka denoncuar një rast të rëndë nga Golemi ku sipas tij efektivët e policisë me shefin e komisariatit në krye kanë dhunuar një zonjë të moshuar dhe djalin e saj. Avokati ka publikuar dy video.
Në njërën tregohet dhuna e grupit të policëve, që sipas tij i kanë shkruar në shtëpi të moshuarës 75 vjeçare, të cilës ai i referohet si nënë Ishja.
Ndërsa videoja tjetër, tregon se si dy burra, dhunojnë djalin e gruas së moshuar, Rexhep Ademi. Dhuna lidhet me konfliktin për një sipërfaqe toke në Golem. Deri tani asnjë reagim nga institucionet për të sqaruar ngjarjen e rëndë.









