Ditën e sotme në orën 18:00 do të mbahet protesta e opozitës për mosbindje civile.
Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjete sociale thotë që kapitalizmi i drejtuar nga shteti është përkufizimi klinik i fashizmit. Balliu shprehet se qeveria në këto 11 vjet ka skllavëruar një popull.
“Forma më e egër e dhunës është varfëria. Vjedhja e punës tuaj, e djersës tuaj është thelbi i skllavërisë. Ti punon dhe ata marrin c’fiton ti, që të mbajnë veten në pushtet që të vazhdojnë kontrollin dhe grabitjen e jetëve e së ardhmes. Ti rropatesh dhe ata marrin cdo pikë të djersës tënde ky është shfrytëzim nga ai që e di veten pronar te Shqiptarëve, Edi Rames”, shkruan ai.
Më pas Balliu bën thirrje që të bashkohen në orën 18:00 për të shpëtuar nga pushteti i korruptuar.