Policia italiane ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar pasi ka plagosur djalin e partneres së tij ukrainase. Gjatë një debati në banesën në Novate Milanese, shqiptari ka qëlluar me plumb në qafë 18-vjçarin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Pasi u transportua në spitalin Niguarda në Milano, 19-vjeçari iu nënshtrua menjëherë një operacioni.
Në shtëpi u gjet një gëzhojë dhe arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila rezulton e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo.