Qeveria e Kosovës do të rrisë pensionet me 20% nga ky muaj tetor.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se këtë rritje të pensioneve do ta përfitojnë të gjitha kategoritë.
“Duke filluar nga ky muaj do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet: pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut – pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegji, pensioni familjarë, pensioni invalidor i punës, dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë ai.
Gjithashtu Kurti ka deklaruar se nga janari i 2025 do të rriten me 20% pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale, viktimave civile dhe familjeve të tyre.