Juristi Kreshnik Spahiu shprehu shqetësimin në emisionin ‘5 Pyetjet me Babaramon’ se Partia Demokratike mund të kishte bërë më shumë për lirimin e Ervin Salianjit. Ai theksoi se protesta e sotme nuk arriti qëllimin, pasi ata duhej të protestonin para Gjykatës së Lartë, ku çështja e Salianjit pritet të shqyrtohet të premten.
“Ju thanë amerikanët. Ndërkombëtarët nuk do lejojnë që pushteti politik apo një marrëveshje mes PD dhe PS të bëhet barrierë për reformën në drejtësi. Nga ana tjetër dua të jem konstruktiv pas këtij emisioni”, u shpreh ai.
Spahiu shtoi se “Kanë ekzistuar mjetet institucional ligjore që situata me Ervin Salianjin, deputet që nuk kishte të shkuar negative penale nëpërmjet përfshirjes në amnistinë që u votua me konsensus nga PD dhe PS. Ia kam thënë personalisht.”
Ai shprehu gjithashtu habinë për reagimin politik në këtë moment, duke thënë “Pse nuk protestuan para gjykatës? Të dhjetëra kriminelë dolën nga burgu, ndërsa Salianji mbeti.”
Spahiu përfundoi duke theksuar se “këto kauza nuk duhet keqpërdorur,” duke i bërë thirrje opozitës që të mos e humbasë fokusin.