-sidi education-spot_img
19.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaferri: Guxoni! Sot është që studentët të mbushin rrugët e Tiranës

Kryesoret

Sot në 18:00 opozita proteston. Besart Xhaferri u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në revoltë kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Sot do të jem në shesh dhe rrugë kundër kësaj qeverie se nuk dua që e ardhmja e vendit tim dhe familjes time të jetë në mëshirë të krimit të organizuar, që falë Narkoshtetit të Edi Ramës ka marrë frerët e ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare.

Në 7 Tetor ora 18:00 do të jem në protestë se nuk dua që krimi të emërojë drejtorin e shkollës ku mëson fëmija im, Rektorin e Universitetit, Drejtorin e QSUT, Drejtorin e ASHK, Kryetarin e Bashkisë, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin, pasi ëndrra e prindërve tanë në 1990 ishte ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa dhe jo ta bënim Shqipërinë si Venezuela dhe Ekuadori.

Nëse edhe ti do që fëmija yt nesër në shkollë të gjejë libra dhe jo kannabis dhe armë, eja dil sonte në rrugë, pasi aty e kanë vendin burrat dhe gratë patriote.

Nëse edhe ti do që kur prindi yt dhe ti të shkoni në spital të mjekoheni sipas protokollit mjekësor dhe jo sipas manualit të Bandës Onkologjikut që redukton dhe dozat e ilaçeve për të prekurit me kancer, sot eja dhe bashkohu në protestë me ne.

Në protestë dil dhe ti fermer që po merr në këmbë rrugët e Greqisë edhe në 2024 se tregun tonë e kanë përmbytur me mallrat dhe prodhimet bujqësore të Serbisë.

Në protestë dil edhe ti prind që bashkë me diplomën, fëmijës i pagove me lekë gjaku edhe biletën në të zezë me gomone, që në Maj të 2025 Tualant Balla i krimit të organizuar të shkojë në Londër ti kërkojë votën atje.

Sot dil në protestë edhe ti polici i ndershëm, që eprorët e tu peng të SKY dhe Enchrochat të kanë shitur e të kanë tradhtuar.

Ti si një i ri që nuk blen dot në apartament në Tiranë për shkak se Erion Veliaj dhe Edi Rama po pastrojnë paratë e korrupsionit, sot duhet të dalësh në protestë, që të mos presësh 70 vite të kesh një banesë në pronësi.

Sot është dita e parë e Universitetit por sot studentët dhe të rinjtë duhet të mbushin rrugët e Tiranës kundër arkitektit të eksodit tyre, kundër atij që rininë shqiptare e quan jashtëqitje e kombit, siç e cilësonte Ramiz Alia në 1990.

Sot është dita e atyre që guxojnë,dita e atyre që kanë dinjitet dhe kanë gjak shqiptari ndër vena, pasi më e shtrenjtë se gjithçka në jetë është liria” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit