Në protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme u dogj babai i aktores së njohur Juli Emiri.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social duke publikuar videon ku policia hedh shishen molotov në drejtim të protestueseve dhe ku u dogj babai i aktores.
“Narko-krimineli me uniformë mori nga trotuari dhe i hodhi protestuesit shishen molotov që ta digjte të gjallë!
E bija e tij, artistja e njohur Juli Emiri i shuajti flakët që po e digjnin babain e saj, kurse krimineli, vrasës, gjakftohtë shuante me ujë flakët qe digjnin pllakat, por jo ato që po digjnin protestuesin!
Kriminel, do të gjendesh se cili je!” shkruan Berisha.