Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat tha se SPAK është vegël e verbër në duart e Edi Ramës.
“SPAK është një organizatë kriminale shumë e rrezikshme për demokracinë në Shqipëri, shtetin ligjor, kushtetutën por mendoj se SPAK-u është një vegël e verbër në duart e kreut të krimit të organizuar shqiptar Edi Rama. Është një seksion i partisë së rilindjes, i partisë së krimit. Përqendrimi ynë mbetet në këto objektiva, ndonëse e kemi bërë të qartë se ç’përfaqëson sot skrapi i partisë”, tha Berisha.