Një nënë 37-vjeçe ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në QSUT pasi ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
E reja është nga fshati Shëngjergj i Tiranës dhe pas komplikacioneve në maternitet është dërguar në QSUT, ku dhe ka ndërruar jetë. Pak para saj kishte ndërruar jetë foshnja.