Një 12-vjeçar është arrestuar në Patra për grabitje nën kërcënimin e thikës, pas një incidenti në një rrugë të qytetit.
Sipas hetimeve të autoriteteve, i mituri iu afrua një këmbësori dhe, nën kërcënimin e thikës, i mori një sasi të vogël parash, pa shkaktuar lëndime.
Policia e lokalizoi dhe e arrestoi djalin, ndërsa një padi u ngrit edhe ndaj nënës së tij për neglizhencë në mbikëqyrjen e fëmijës.
I mituri do të dalë para Prokurorit të Gjykatave të Shkallës së Parë për të vijuar procedurat.









