Në Florida, Departamenti i Burgjeve njofton se ka evakuuar 4,636 të burgosur përpara “zbritjes” së pritshme të uraganit Milton. Ai tha se e kishte bërë këtë “pa cenuar sigurinë publike” dhe se evakuime të tjera janë duke u zhvilluar, sipas mediave të huaja.
Ky lajm vjen teksa presidenti Joe Biden lëshoi një paralajmërim të frikshëm për ashpërsinë e uraganit Milton, duke thënë se ai mund të përbëjë një kërcënim historik për shtetin e Floridës. Biden shtyu udhëtimet e tij të ardhshme në Angola dhe Gjermani ndërsa stuhia udhëton drejt lindjes.
“Kjo mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur Floridën në më shumë se një shekull, dhe me dëshirën e Zotit, nuk do të jetë, por kjo është ajo që duket tani,” citohet të ketë thënë ai. Ai shtoi se ishte në bisedë me liderët politikë në rajon dhe u tha atyre “çdo gjë që ata kërkojnë do t’u jepet”