Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Tale në Lushnjë. Makina me drejtues Gj.B., ka përplasur motoristin me iniciale S.M.
Si pasojë e përplasjes motoristi është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.