Mesfushori çek, Aleks Kral, ka theksuar se Shqipëria është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, duke theksuar shpejtësinë dhe tranzicionet e shpejta të ekipit.
Ai shprehu besimin se, nëse Çekia jep maksimumin, do të arrijë të fitojë tre pikët në ndeshjen e Nations League.
“Janë një kundërshtar i pakëndshëm. Ata luajnë me shpejtësi përpara, kanë tranzicione të shpejta. Ne gjithashtu e pamë këtë në ndeshjen e tyre ndaj Ukrainës, kjo është diçka për të cilën duhet të kemi kujdes. Por mendoj se padyshim ata janë një kundërshtar i kalueshëm”, tha ai.