Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti konferencë me mediat ku po komentonte protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Gjatë fjalës së tij, konferenca u ndërpre.
PD lajmëron që “Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”.