Sot u zhvillua seanca e radhës për dosjen Gërdeci. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.
Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Mediu kundërshtoi.
“Gjykata tha që është ajo që çmon aktin e ekspertimit. Ndaj ne vijuam debatin pyetje për pyetje përgjigje për përgjigje. Mendoj se gjykata e prokuroria nëse duan të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit.
Mjafton të kuptojnë matematikën skandaloze që të kuptonin të vërtetën. Për një gjykim minimal profesional dhe logjik, kuptohet që gjithçka është bërë për të ngritur akuza politike që për fat të keq vijojnë edhe sot”. Seanca e radhës u la më 17 tetor, ora 13:00.