-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy tërheqjet e forta të Kurtit, vjen amerikani, Halimi: Albini u zmbraps

Kryesoret

Brenda pak javësh Kosova bëri dy tërheqje të forta. Së pari pas vizitës së shefit të CIA-s hoqi dorë nga plani për hapjen e urës së Ibrit dhe së dyti pas presionit të fortë të Gjermanisë rihapi doganën për mallrat serbe.

Jeton Halimi, drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale në një intervistë për “5Pyetjet.al” shprehet se presioni duhet të thellohet dhe Kurti t’i thërrasë mendjes.

Kurti e ka kuptuar se cfarë do të thotë presion i amerikanëve dhe europianëve dhe më n fund është bindur dhe vetëm me presion Albin Kurti mund të tërhqiet nga ato veprime jo të mira. Më në fund u zbraz jo vetëm për urën por edhe për mallrat serbe.

E ka kuptuar se është afatgjatë dhe jo për të bërë lojëra politike me CEFTA-n për një grusht votash në kurriz të popullatës. Tani është bërë mirë që u zmbraps.

Po shpresojmë që Kurti i ka thirrur mendjes dhe po ashtu Vucic për t’u ulur për të vazhduar me një ritëm më të shpejtë të bisedimeve për të ardhur tek normalizimi i marrëdhënieve.

Kurti e pa cfarë është shtypja dhe presioni dhe prandaj u tërhoq. Gjermania dhe amerikanët duhet të bëjnë edhe më shumë presion për të çuar draftin e Asociacionit në Kushtetuese” tha ai.

Por përse po vjen në Kosovë Alexander Kasanof, i dërguari special amerikan për Ballkanin?

Po vjen për të dhënë mesazhe të qarta edhe Kosovës edhe Serbisë, që nuk ka vend për shqetësime dhe konflikte, sikur e ka menduar Vucic me ata kriminelët e vet. Këto vizita janë të mirëseardhura dhe shrpesoj t’u lërë mesazhe të qarta Kurtit dhe Vucic” tha Halimi.

Kurti sot ishte në Leposaviç, por Halimi thotë se këto vizita janë për konsum të brendshëm.

Ajo është politikë e tij javore për konsum të brendshëm por është vizitë e tij rutinë për të bindur minoritetin serb atje se ka bashkëjetesë, por vetëm jo populizma”.

Ambasadori amerikan në Serbi, Hill tha dje se pala serbe ka qasje konstruktive në dialog, por cfarë do të thotë kjo për Kurtin? “Unë shpresoj se dërgimi në Kushtetuese i Asociacionit, por Kurti nuk e bën se jemi në fushatë dhe Zajednica do i kushtojë me votë dhe mund të bjerë në 30% dhe prandaj e ka lënë pas zgjedhjeve” tha Halimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit