Në Cërrik u arrestua një 36-vjeçar i cili qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër, në rrugën e fshatit Liçaj.
36-vjeçari Spartak Sinani dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur ka qëlluar pas mesnate në rrugë në fshatin Liçaj.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën të fshehur në kopsht arma e zjarrit pistoletë dhe brenda në shtëpi u gjet një krehër municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 thikë. Këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.