Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Shqipërinë më 10 tetor, duke filluar që nga ora 11:00.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Tiranë, ai pritet të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë. Agjenda e vizitës përfshin një ceremoni pritjeje, takime me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj, një mbledhje të këshillit të bashkërendimit dhe firmosjen e disa marrëveshjeve.
Vizita do të përfundojë me një konferencë për shtyp dhe inaugurimin e xhamisë, para se Erdogan të largohet drejt Serbisë.
Agjenda:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes
11:40 – 12:40
Takim koke me koke
12:40 – 13:40
Mbledhja e këshillit te bashkërendimit te nivelit te larte
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Konferenca për shtyp
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamisë së Namazgjasë