Një familje shqiptar është arrestuar në Itali pasi kishin krijuar një laborator të përgatitjes së drogës në shtëpi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarëve në periferi të Fanos, të përbërë nga burri, gruaja, dy fëmijët dhe një mysafir u zbulua laboratori i përgatitjes dhe paketimit të kokainës. Në kuzhinë u gjetën tenxhere dhe pjata që përgatitej kokaina, si dhe u gjetën një peshore me materiale për paketimin e dozave. Ndërsa në kopsht u gjetën 20 pako me nga 50 gramë kokaine, pra një kilogram.
Shqiptarët u arrestuan dhe ndodhen në burg në Perscaro, të Italisë.