Lëvizja Vetëvendosje sot do të humbasë edhe votën e 61-të, sipas mediave në Prishtinë.
Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë.
Së fundi, nga kjo parti është larguar Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Pas largimit të këtyre dyve, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk e sheh problematike kalimin e projektligjeve.