Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës kombëtare të opozitës më 7 tetor.
Prokuroria kërkoi arrest në burg pasi se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.
Bushkolaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.