Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë në shkollën “Fatos Lami” në Zall Mner, Kamëz. Kjo shkollë u rinkostruktua për vitin shkollor 2024-2025.
Në aktivitet ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe deputetja Lindita Nikolla.
Në këtë vizitë Spiropali bashkëbisedoi me drejtuesit, mësuesit dhe disa nxënës të shkollës.
“Lajm i mirë për fëmijët. Me vjen mirë që kjo infrastrukturë ka qenë prioritet. Infrastruktura arsimore, ka ndikim të gjerë, për fëmijët, prindërit, për të ardhmen. Besoj se nuk ka investim më të mirë se në arsim. Ndërsa zgjidhja që është dhënë për bursat për ekselentët është një akt shumë i rëndësishëm. Përgëzime për këtë investim, do jemi gjithmone krah jush.”, u shpreh Spiropali.
Ndërsa kryetari i bashkisë shprehu falenderimet për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se në 5 vite kanë përfunduar 38 objekte arsimore.
“Kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme. Jemi fokusuar shumë tek arsimi,” u shpreh ai.