Një ngjarje e pakëndshme ndodhi para se të niste ndeshja e Shqipërisë me Çekinë në Pragë.
Gjatë marshimit për në stadium tifozët shqiptarë janë përballur me disa thirrje nga tifozët çeke: “Kosova është Serbi”. Në drejtim të tyre janë hedhur sende të forta.
Kjo ka shkaktuar një përplasje mes dy grupeve të tifozëve.