Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se në sulm sot si kurrë ndonjëherë më parë janë universitetet e vendit.
Berisha tha se Rama ka mbyllur një sërë universitetesh publike si dhe ka dyfishuar tarifat e studimeve.
“Edi Rama, pasi me kthimin e tij në pushtet, mbylli një seri universitetesh publike, të cilat kishin mijëra studentë, dyfishoi tarifat e studimeve dhe bëri që studentët e familjeve më të varfra në Europë të paguajnë nominalisht tarifat më të larta në Europë, përveç Britanisë së Madhe, dhe të paguajnë proporcionalisht tarifat absolute më të lartat në europë. Me këtë politikë, duke larguar pasivisht të rinjtë nga Shqipëria, sot në universitetet e vendit janë më pak se në vitin 2014, 74 mijë studentë.”, deklaroi ai.