-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja mbërrin në Tbilisi për ndeshjen me Gjeorgjinë

Kryesoret

Mesditën e sotme kombëtarja shqiptare ka udhëtuar drejt Tbilisit pasi të hënën me 14 tetor do të luajë me Gjeorgjinë në stadiumin “Mikheil Meskhi” në orën 18:00.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e ftuar për këtë ndeshje. Mesfushori Adrion Pajaziti ka lënë grumbullimin në Pragë për shkak se është i skualifikuar nga kartonat me ekipin kombëtar U-21.

Pas mbërritjes në hotel, skuadra ka bërë një seancë të lehtë në palestër, ndërsa nesër do të mbyllë edhe përgatitjet për këtë ndeshje.

Ndërsa 45 minuta përpara seancës zyrtare stërvitore, trajneri Sylvinjo dhe një nga lojtarët do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit