Pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën “4 Dëshmorët”, një 40-vjeçar me iniciale E.Xh., ka goditur me thikë 60-vjeçarin A.D.
Gjatë një konflikti të çastit, 60-vjeçari u plagos dhe si pasojë u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 40-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.