-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punimet e fushës ‘spostojnë’ ndeshjen e Elbasanit

Kryesoret

Të mërkurën Elbasani do të nisë aventurën në Kupën e Shqipërisë. Ata do të luajnë “derbin” e Prefekturës, aty ku do të sfidojnë skuadrën e Turbinës.

Ndeshja do të luhet në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”, pasi për momentin “Elbasan Arena” do të qëndrojë i mbyllur sepse është duke u riparuar fusha.

Në fillim u hodh ideja që të luanin në qytetin e Cërrikut, por ra shumë shpejt pasi nuk duan që të largohen nga Elbasani, por të zhvendosen disa qindra metra më tutje në kompleksin e skuadrës, aty ku është shtruar tapeti i ri me bar artificial.

Ka nisur riparimi i tapetit të fushës dhe gjasat janë që të jetë i gatshëm pikërisht në përballjen ndaj Partizanit. Për këtë arsye, është gjendur një moment pauze disa ditore për t’i bërë këto ndërhyrje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit