-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtria e Kosovës pa bukë? Osmani thërret ministrin dhe komandantin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, për të diskutuar furnizimin me ushqim të ushtarëve të FSK-së, si dhe ka kërkuar raport të detajuar për situatën.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.

“Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional”, ka thënë Kupina përmes një komunikate me shkrim.

Në javët e fundit, mediat lokale kanë publikuar shpesh fotografi të shujtave të ushtarëve, si dhe ankesave të pjesëtarëve të FSK-së për që u servohet.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka thënë se të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe se në to shërbehet llojllojshmëri shujtash, ndërsa raportimet në media i ka quajtur propagandë.

“E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik mbështetës, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Studentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës”, është thënë në reagimin e Ministrisë në Facebook.

Kupina ka përmendur edhe nevojën e miratimit të propozimit shtatë-pikësh të Osmanit për një program shtetëror për mbështetjen shumëdimensionale të FSK-së, e cila, sipas Presidencës, “ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj”.

“Ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit