Kryeministri serb Millosh Vuçeviç deklaroi se Prishtina mund të bëjë provokime në Samitin e Berlinit që mbahet të Hënën. Ai tha se Albin Kurti do të sulmojë institucionet serbe, siç i quan ai, në veri.
“Kam frikë se të hënën do të shihni ndonjë provokim të ri nga Prishtina, sepse njerëzit që frekuentojnë shpesh këto samite më kanë treguar se sa herë ka pasur një takim në nivelin e planifikuar, na ka ndodhur diçka e keqe në Kosovë. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçeviç.