-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet arsenal armësh në një banesë në Athinë, policia: Lidhen me Ermal Mekon

Kryesoret

Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Aharnon të Athinës.

Policia këtë ngjarje e lidh me arrestimit e 37-vjeçarisht shqiptar Ermal Meko nga Berati.
37-vjeçari ishte me precedentë të rëndë penalë në Greqi dhe u arrestua më 2 tetor në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë. Bashkëpuntori i tij u largua me vrap dhe është i paidentifikuar.

Në banesën në Aharnon u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mjete shpërthyese të improvizuara, 5 mekanizma ta improvizuara për vonesë kohore, 5 granata, 4459 fishekë, 1 armë zjarri e improvizuar, 25 fishekzjarre, 6 silenciatorë, 3 jelekë antiplumbë, dylbi arme, bajonetë, pjesë armësh, 2 thika, grirëse metalike, 70 krehëra, 8 mbajtëse krehërash.

37-vjecari rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2011 për një sërë akuzash të rënda përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë por edhe grabitje e drogë. Ai u dënua me 53 vjet burg por kreu vetëm 8 pasi u lirua në 11 korrik 2019 dhe u riatdhesua në Shqipëri. Shqiptari rezulton të jetë rikthyer në Greqi me të njëjtin emër por me mbiemër të ndryshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit