Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Millun Zogoviç gjatë një interviste në televizionin “Aplus” ka deklaruar se Kosova është një krahinë jugore e Serbisë.
Zogoviç tha se Kosova është një pjesë e Serbisë që është shkëputur me qëllim.
“Këtë qëndrim e kam shprehur edhe në Kuvend, disa ditë para se të bëhem pjesë e qeverisë. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua,” shtoi ai.
Sipas tij Serbia dhe mali i Zi duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata të bazuara në respektin reciprok.