-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Paratë për minimumin jetik dhe rrogat, do u merren hajdutëve

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ripërsëritur angazhimin e tij për të vendosur minimumin jetik, pensionet dhe rrogat në Shqipëri, gjatë një proteste në “Rrugën e Shpresës”. Ai ka premtuar se, me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të jepet një minimum jetik prej 200 eurosh, rroga minimale prej 500 eurosh dhe bursa për studentët po 200 euro.

“Paratë për këto masa do t’u merren hajdutëve,” tha Berisha, duke i akuzuar ata që përfitojnë shumë më tepër se pensionistët. Ai theksoi se këto fonde janë të mundshme për t’u siguruar, pa prekur investimet në infrastrukturë dhe shërbime publike.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ju, misionaret dhe misionarët e kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Për oratorët e fjalës së lirë të kësaj platforme që shpërndajnë në mendjet dhe zemrave të qytetarëve shqiptarë, dritën e të vërtetës së këtij realiteti që po përzë çdo ditë shqiptarët nga dheu i tyre, por që ngjallë gjithashtu frymëzim, guxim dhe shpresë te populli opozitar në betejën e tij pa kthim, gjer në fitore.

Të dashur miq!

Kanë dy ditë që buritë e propagandës së mashtrimit bien në të katër anët, pas premtimeve solemne që bëra këtu para jush se, me fitoren e opozitës dhe PD-së akti i parë do të jetë vendosja e minimumit jetik, 200 euro dhe se nuk do të ketë në Shqipëri, pension ndën 200 euro, nuk do të ketë bursë studentësh ndën 200 euro dhe se, rroga minimale do të rritet në 500 euro.

Ata të cilët sot marrin një rrogë mujore sa 30 pensionistë dhe vjedhin ditë e natë shqiptarët, atë të cilët marrin sa 30-40 madje edhe 60 pensionistë, ata u kanë rënë këto ditë burive, përqeshjeve, sarkazmave dhe pyetjeve se ku do ti gjejë ky ato para.

Tani ftoj të gjithë ata të cilët këtë pyetje e shtrojnë me seriozitet. Se vërtetë mendojnë se ato para është vështirë të gjinden.

Unë i garantoj se ata para gjendjen edhe në buxhetin e këtij viti.

Se ato para gjenden edhe pa hequr nga plani i punëve publike asnjë kilometër rrugë, asnjë shkollë, asnjë kopsht, asnjë spital, asnjë çerdhe.

Po ku do mirren atëherë këto para? Do u merren të gjitha hajdutëve, hajdutëve, hajdutëve të pashpirtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit