Ditën e sotme në Fier u arrestua një 47-vjeçar pasi ka dhunuar fizikisht 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij.
47-vjeçari Ilir Nukaj rezulton me precedentë penal për krime ndaj personit.
Ai në ambientet e jashtme të dyqanit të 80-vjeçarit N.R për arsye të dobëta e ka goditur me grushta në pjesën e kokës. Më pas ka goditur edhe bashkëshorten e N.R., 77-vjeçaren me iniciale A.R. Si pasojë 80-vjeçari ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa 77-vjeçarja pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.