Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e kanabisit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës.
Arrest me burg u caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Elvis Lalën.
Ndërsa për Reshit Tresën dhe tre punonjësit e OSHEEE, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali gjykata caktoi arrest shtëpie. Ndërkohë organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm Saimir Karaj 46 vjeç vazhdon të jetë në kërkim.
Policia ka sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.