Zyrtarët amerikanë raportojnë se Izraeli ka identifikuar objektivat për t’i sulmuar në Iran si përgjigje ndaj sulmit me 180 raketa balistike që Teherani realizoi më 1 tetor.
Sipas burimeve, Izraeli do të fokusohet në infrastrukturën ushtarake dhe energjetike, por nuk ka informacione për sulme ndaj objekteve bërthamore.
Irani, nga ana e tij, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” për mbrojtjen e interesave të tij dhe është i gatshëm të veprojë nëse është e nevojshme.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, theksoi se goditjet do të jenë “vdekjeprurëse, të sakta dhe befasuese.”