Kryeministri Albin Kurti do të përfaqësojë Kosovën në samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që do të mbahet nesër në Berlin. Ky samit shënon dhjetëvjetorin e themelimit të nismës diplomatike që synon nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces ka shmangur rrezikun e largimit të saj nga CEFTA dhe ofron një platformë për dialog me vende që nuk e njohin pavarësinë e saj. Procesi i Berlinit, i themeluar në 2014, ka rezultuar në nënshkrimin e rreth 15 marrëveshjeve që prekin aspekte si tregtia dhe infrastruktura, duke mbajtur integrimin evropian të rajonit në fokusin e Brukselit.