Në Tiranë janë arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.
Një 34-vjeçar me iniciale A.D., u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. J.T u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur. Gjithashtu u arrestuan edhe A.D., e E.H., pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve.
Ndërsa ditën e djeshme u arrestua E.Xh, pasi goditi me thikë 60-vjeçarin me iniciale A.D., në rrugën “4 Dëshmorët”. U arrestua edhe 23-vjeçarja D.U., duke drejtuar makinën ka përplasur një biciklist 64-vjeçar me iniciale H.B., në kryqëzimin e rrugës “Njazi Meka”.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.