Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Një 15-vjeçar është qëlluar me thikë në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar atë me thikë. 15-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës por ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar dhe për të identifikuar autorin.