Ditën e sotme në Korçë u arrestua një 42-vjeçar pasi ka vjedhur një shumë parash në dy dyqane.
42-vjeçari Rudolf Laloti ka kërcënuar me thikë njërin nga shitësit e dyqaneve që ka vjedhur në Korçë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, një thikë, një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka pasur 42-vjeçari gjatë vjedhjes.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.