Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Benevento, pasi kishte hyrë ilegalisht në Itali për të kryer vjedhje banesash. Ai u kap pas një ndjekjeje si në filma, ndërsa dy shokët e tij arritën të arratisen.
Policia vuri re dy persona me kapuçë që po lëviznin mes shtëpive dhe iu afruan. Kur oficerët iu afruan, ata ikën me shpejtësi, ndërsa shoferi i mjetit mori arratinë me një shpejtësi të lartë, duke rrezikuar jetën e policëve.
Pas ndjekjes, mjeti u ndal në “Telese Terme”, ku u gjetën pajisje për hapjen e dyerve, çelësa dhe bizhuteri të dyshuara si të vjedhura. Tani, autoritetet janë në kërkim të dy shokëve të tij që arritën të arratisen.