-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar 2 herë nga Britania, shqiptari replikon me gazetarin e ‘The Telegraph’: Jam nivel tjetër

Kryesoret

Shqiptari Dorian Puka, i cili është dënuar dy herë për grabitje shtëpish, i dëbuar dy herë nga shteti ishull, e i rikthyer ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit në Britani ka replikuar gazetarin e The Telegraph.

Pas një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, Dorian Puka nga Lezha ka replikuar përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në ‘The Telegraph’ gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.

Ai shkruan që “Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se çfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage të ndalojë së kërkuari të më intervistojë mua. Ju nuk jeni ende në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Ëestmisnter ( Parlamentin Britanik) do ta mendojë të t’ju jap një shans. Faleminderit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit