Në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në një takim në Berlin, ku pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, tha se “do të nënshkruhet një deklaratë për fqinjësi të mirë dhe një marrëveshje të re për qasje në studime”.
Zulfaj theksoi se, “në total, do të arrijmë në pesë marrëveshje të mobilitetit të arritura që nga viti 2022”. Ai përmendi gjithashtu “Planin e ri të Veprimit 2025-2028 për Tregun e Përbashkët Rajonal”.
Kurti pritet të diskutojë për “sigurinë si parakusht për marrëdhënie të mira fqinjësore” dhe “fonde për ndryshimet klimatike dhe investimet në infrastrukturë”.
Megjithatë, disa zyrtarë të Komisionit Evropian janë skeptikë për përfitimet e takimit, duke vënë në dukje se tri nga pesë marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2022 nuk kanë gjetur ende zbatim. Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, theksoi se “është një sukses që nisma nuk do të mbetet me minus një shtet, duke iu referuar Kosovës”.