-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në takim me zyrtarët britanikë: Marrëdhëniet fqinjësore, çelësi për integrimin e Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të samitit të Procesit të Berlinit, zhvilloi një takim me ministrin britanik të Shtetit për Europën dhe Amerikën Veriore, Stephen Doughty, dhe të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

“U diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese Euro-Atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e kryeministrit.

Kurti theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe për suksesin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Garën “Cambrian Patrol” në Britaninë e Madhe, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke marrë medalje të argjendtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit