Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një video të postuar në rrjetet sociale ka folur rreth shqetësimit ndaj përdorimit të padive strategjike (SLAPP), si mjet për të heshtur fjalëne lirë dhe për të frikësura gazetarët.
Tabaku e cilësoi këtë fenomen si një investim strategjik i qeverisë në luftën kundër lirisë së medias.
Ajo shprehet se ka marrë një angazhim nga organizatat e shoqërisë civile dhe media për të hapur një debat e një diskutim kombëtar qoftë dhe në emër të procesit të integrimit.
“Ne duhet ta ndryshojmë realitetin për Shqipërinë e për shqiptarët, sepse sot ambienti i medias është bërë mbytës e ne duhet të luftojmë cdo ditë ashtu sic luftojmë për cdo gjë tjetër, duhet të luftojmë dhe për lirinë e fjalës që askush mos të ketë forcën dhe kërcënimin e një padie për ti kërcënuar mediat, për të mbyllur mediat e për ti ndaluar ato për të denoncuar cdo ditë sic kanë bërë deri më sot”, tha Tabaku.