Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një video-postimi në rrjetin e saj facebook, publikoi takimin që ka mbajtur me familjen Dervishi në Babrru të Tiranës, pronarë të një toke të trashëguar ndër breza, e cila sipas saj është marrë nga shteti pa kompensim dhe i është dhënë më pas kompanisë KAYO për ndërtimin e një fabrike prodhimi armësh.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi këtë rast si një tjetër aferë që, sipas saj, tregon modelin e një shteti që nuk mbron qytetarët, por favorizon interesa të ngushta ekonomike.
Postimi i Tabakut









