Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës së Dhurata Çupit, e cila u shpreh se në protestën e opozitës nuk u dogj selia e PS, por thjesht u hodh molotov.
“Nuk dogjëm selinë e Partisë Socialiste; Thjesht hodhëm molotove! Dhe e thotë sikur ka hedhur oriz ne dasmë! Kuptoni gje ju?”, shkruan Braçe
Ndërsa me anë të një postimi në rrjetin social facebook Dhurata Çupi thotë se po i përgjigjem Z.Braçe.
“Meqenëse Z. Braçe qenka indinjuar nga njê bisedë e imja në një studio tv, po i përgjigjem. Nga ajo seli, dikur, janë djegur jetët e mijëra shqiptarëve, ndërsa sot vazhdojnë të digjen shanset e mijëra të rinjve, mundi i prindërve të tyre, që po rrisin fëmijë për t’i çuar jashtë vendit! Sepse nga ajo seli projektohet dhe zbatohet vjedhja e zgjedhjeve, vjedhja e jetës së shqiptarëve! Kështu që zoti Braçe, qetësohu dhe shikoje të keqen tek partia jote, jo tek molotovi simbolik i njerëzve të revoltuar”, shkruan Çupi.