-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lezhë/ Përfundon numërimi i votave në PD, publikohet lista e Kryesisë së re

Kryesoret

Në Lezhë ka përfunduar procesi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike, ku anëtarët e partisë votuan për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Kryesisë së degës.

Votimi u zhvillua në disa seksione dhe shënoi një pjesëmarrje të konsiderueshme, duke reflektuar angazhimin e anëtarëve për të marrë pjesë në vendimmarrjen e brendshme të degës.

Në grupseksionin “Lezha 1”, Emanuel Ndue kryesoi me 187 vota, ndërsa Mendi Sulejmani mori 50 vota. Në “Torovicë”, Altin Stefani siguroi 158 vota kundrejt 66 votave të Ded Rrokut.

Në grupseksionin “Lezha 2”, Fran Doda mori 129 vota, ndërsa Frrok Marku 73 vota. Në “Lezha 3”, Arben Doda rezultoi fitues me 131 vota.

Në seksionin “Ishull Shëngjin”, Maksim Gjini mori 225 vota, ndërsa në “Ishull i Shëngjinit”, Aleksandër Kol Prendushi siguroi 96 vota dhe Gjovalin Hila 91 vota.

Në grupseksionin “Lezha 4”, Edmond Sula mori 129 vota. Ndërkohë, në “Rrilë”, Arben Ndreka rezultoi fitues me 157 vota.

Në grupseksionin “Lezha 5”, Arjold Ndreka mori 79 vota, Fran Gjoni 88 vota dhe Vladimir Nikoll Martini 70 vota. Në “Ungrej”, Bledar Prendi siguroi 118 vota, ndërsa Luan Prenga 131 vota.

Në seksionin “Shënkoll”, Nika Gjoka mori 131 vota dhe Valentin Pashk Frroku 61 vota. Në “Dajç”, Fabio Zefi mori 138 vota, ndërsa Zef Fran Marleka 60 vota.

Në grupseksionin “Tale”, Arjan Mark Mikeli siguroi 111 vota, ndërsa Eduart Gjergj Lila 109 vota, duke prodhuar një nga garat më të ngushta të këtij procesi zgjedhor.

Në “Bilnisht”, Emilian Zef Frani mori 152 vota, ndërsa në “Kalmet”, Gjokë Zefi mori 143 vota. Në “Balldre”, Erjon Kanto Gjini siguroi 132 vota.

Në “Zejmen”, Alen Zef Kola mori 136 vota, Florian Kol Ameri 53 vota dhe Mirgen Zef Ndoka 72 vota. Ndërkohë, në “Kolsh”, Albert Gjini Loçi siguroi 193 vota, ndërsa Gjergj Preng Ndoci 57 vota.

Po ashtu janë publikuar edhe rezultatet për kandidatët femra, ku vihet re një pjesëmarrje dhe garë aktive e zonjave demokrate në strukturat drejtuese të degës.

Sipas tabelës zyrtare të rezultateve:

Angjelina Ded Frroku mori 83 vota;
Anila Gjergj Frroku 149 vota;
Lindita Ilir Metaliaj 172 vota;
Mariana Mhilli Prenda 99 vota;
Marjana Dedaj Dedgjonaj 81 vota;
Marjana Sandër Bunga 87 vota;
Mirela Dede Miloti 82 vota;
Rita Luigi Gjoni 88 vota;
Roza Luigi Hilaj 94 vota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit