-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e lartë refuzoi kërkesën, Salianji: Jam njeri i lirë, e vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit

Kryesoret

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga qelia në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për refuzimin e kërkesës për pezullimin e dënimit me 1 vit burg.

Salianji shprehet se ndonëse është i burgosur ai e sheh veten të lirë, pasi nuk shitet dhe nuk blihet por qëndron e mbron interesin publik.

“E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë. Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtesia, e varfërinë nga pamundesia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime sherbetoresh, kudo. Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejne shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal.”, thotë ai.

Më pas Salianji shprehet që thotë atë që mendon dhe vendos për atë që beson.

“Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit,  veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojne trafikun e drogës, e mbrojne  me gjyqësorin e kontrolluar.

E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.

Trafikanti vëlla apo xhaxha,  nuk bëhet hero!

E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!”, shkruan Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit